-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Juan 7:7|
Bota nuk mund t´ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
-
8
|Juan 7:8|
Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar'.
-
9
|Juan 7:9|
Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
-
10
|Juan 7:10|
Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
-
11
|Juan 7:11|
Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: "Ku është ai?'.
-
12
|Juan 7:12|
Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: "Ai është i mirë!'. Të tjerë thoshnin: "Jo, madje ai e mashtron popullin'.
-
13
|Juan 7:13|
Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
-
14
|Juan 7:14|
Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
-
15
|Juan 7:15|
Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: "Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?'.
-
16
|Juan 7:16|
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: "Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10