-
-
Bibla Shqiptare
-
-
68
|Juan 6:68|
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: "Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
-
69
|Juan 6:69|
Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë'.
-
70
|Juan 6:70|
Jezusi u përgjigj atyre: "A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall'.
-
71
|Juan 6:71|
Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
-
1
|Juan 7:1|
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
-
2
|Juan 7:2|
Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
-
3
|Juan 7:3|
Prandaj vëllezërit e tij i thanë: "Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t´i shohin veprat që ti bën.
-
4
|Juan 7:4|
Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!'.
-
5
|Juan 7:5|
Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
-
6
|Juan 7:6|
Atëherë Jezusi u tha aytre: "Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10